Gërmimet për Lungomaren, Prefektura: Firma e paligjshme, s'e aprovuam

Gërmimet në fshatin Xhyherinë të komunës Qendër, janë të paligjshme. Pas ankesave të banorëve, Prefektura e Vlorës deklaron se e ka hedhur poshtë ligjshmërinë e gërmimeve të kodrës në kuadër të mbushjes së vijës bregdetare të Lungomares. Vendimi është pranuar dhe nga komuna Qendër që njoftoi se i ka kërkuar firmës të pezullojë punimet.Pas ankesave të banorëve të fshatit Xhyherinë në Vlorë, sipas të cilëve firma e kontraktuar për ndërtimin e vijës bregdetare "Lungomare" po gërmon pa leje malin dhe po zapton prona private të komunës Zhyherinë, ka reaguar Prefektura e Vlorës.Institucioni i Prefektit te qarkut, përmes sekretarit Artan Halili ngarkon me përgjegjesi komunën Qendër, ndërsa shton se kërkesa e Këshillit komunar është hedhur poshtë që më 24 shkurt.Kryetari i komunës Qendër i kontaktuar me telefon pohoi se ka ardhur shkresa negative nga Prefektja e Vlorës dhe tha se ka dhënë urdhër që firma të pezullojë punimet.