Korçë, shemben objektet, i hapet rrugë zgjerimit të bulevardit “Republika”

Me këtë ndërtesë, IKMT ka mbyllur sot aksionin e prishjes së banesave në rrugën “Don Gjon Buzuku” në Korçë, të cilat preken nga projekti i Bashkisë për zgjatimin e bulevardit “ Republika”.Godina e fundit qe u prish sot ishte ajo e Petrit Xhelollarit. Ky i fundit sërish ka hedhur akuza ndaj Bashkise për mosmarrjen e parave mbi prishjen e godinës 4 katëshe.Aksioni i IKMT-së që zgjati dy ditë në Korçë prishi 19 objekte me fadroma, ndërsa 9 te tjera u prishën nga vete banorët.Gjatë aksionit nuk pati incidente edhe pse banorët kishin kërcënuar se nuk do të dilnin nga banesat.