Pasi ka dëgjuar për 6 orë me radhë dëshminë e deputetit Doshi, Prokuroria fton zyrtarisht disa zyrtarë të lartë për të dhënë deklarimet e tyre për rrethanat e hetimit.I pari që ka konfirmuar paraqitjen ka qenë kryeparlamentari Ilir Meta. Në orën 08:00 të ditës së sotme do jetë në Prokurori. Pas tij ka konfirmuar paraqitjen Ministri Tahiri, i cili do dëshmojë në orën 10:00 dhe kryeministri Rama ne 12:00. Nderkaq Berisha ka deklaruar se nuk ka ende asnje thirrje nga prokuroria, sapo ta marre do jete i gatshem te paraqitet te Krimet e Renda.Tiranë- Pas një seance maratonë pyetjesh, prokurorët e çështjes Doshi kanë vendosur të thërrasin për të dëshmuar zyrtarët më të lartë të politikës, e cilesinë e personave që kane dijeni mbi rrethanat e hetimit.Duket se dëshmia prej më shumë se 6 orësh e Doshit përpara grupit të prokuroreve ka vënë ne pozitat e deklaruesit, Ilir Metën, Edi Ramën, Sajmir Tahirin, Mark Frrokun, Mhill Fufin, Eugen Becin dhe Sali Berishën.Zyra e shtypit e Prokurorit të Pergjithshëm njofton se ndaj dy deputetëve të kuvendit ka patur një tentative për vrasje. Dëshmia e zyrtarëve të lartë konsiderohet nga grupi hetimor i krimeve të rënda si shumë i rëndësishëm për hetimin e plotë të kësaj çështje.Për këtë arsye, Prokuroria për Krime të Rënda fton nesër zyrtarisht për të dhënë deklarimet e tyre lidhur me rrethanat e hetimit, shtetasit:
- Z. Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë
- Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
- Z. Saimir Tahiri, Ministër i Brendshëm
- Z. Mark Frroku, Deputet në Kuvendin e Shqipërisë
- Z. Mhill Fufi, Deputet në Kuvendin e Shqipërisë
- Z. Eugen Beçi, ish-Drejtues i Prokurorisë për Krime të Rënda, aktualisht i komanduar drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan
Prokurorët kanë parë të nevojshme të thërrasin për të dëshmuar edhe ish-kyeministrin Sali Berisha, pasi në deklaratat e tij publike në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, ditën e enjte (dt. 05.03.2015), ka të dhëna të cilat mund të jenë të vlefshme për këtë hetim.
Proçedimi penal për çështjen Doshi u regjistrua në datën 3 mars, vetëm pak orë pas dekalaratave të Tom Doshit për tentativë vrasje.P
rokuroria thotë se “deri në ate moment nuk ka patur kallëzim penal, por vetëm disa të dhëna indirekte, të cilat nuk përbënin bazë për fillimin e procedimit penal”.Krahas marrjes së deklarimeve të zyrtarëve sa më sipër, Prokuroria për Krime të Rënda po vijon me kryerjen e të gjitha veprimeve të nevojshme proceduriale për të sqaruar plotësisht ngjarjen.Sot prokurorët kane adminsitruar provat filmike dhe dëshmine e Doshit, gjatë një seance të gjatë pyetjesh që zgjati për më shumë se 6 orë.
Komploti për vrasjen, Tahiri:Ja roli i Berishës, Metës, Llallës sipas skenarit të Tom Doshit Deklarata e Ministrit Saimir Tahiri me dt.04.03.2015:Më 6 shtator 2014 me kërkesë të kryeminsitrit kam takuar Tom Doshin në Durrës në mjediset e zonës rezidenciale. Takimi zgjati jo më shumë se 30 minuta Doshi më tha se kishte zbuluar një komplot për vrasësit e tij, porositësit e krimit të pretenduar.
Doshi më tha se vrasësin e pretenduar e kishte në shtëpinë e tij në plazhin e Durrësit të cilin më kërkoi edhe ta takoja. Gjatë këtij takimi Doshi deklaroi se personi që kishte marrë përsipër ekzekutimin e tij ishte një shtetas nga Fushë Kruja i cili kishte marrë porosi nga shtetasi Fatjon Skënderi, ish shofer i kryetarit të PR-së Fatmir Mediu.Tom Doshi deklaroi po në atë takim se më 1 shtator 2014, 5 ditë para takimit me mua, s
e Fatjon Skënderit i ishte bërë atentat për ta vrarë në hyrje të autostradës Tiranë- Durrës por ngjarje pa pasoja.
Tom Doshi më tregoi se në rrugë private kithe zbuluar se në mjediset e lokal “Viva” tek zona e Bllokut, ish-shoferi i Fatmir Mediut së bashku me Agron Kuliçin ish-drejtor i policisë së shtetit, Agim Ramën, kunat i ish-kryeministrit, Sali Berisha, Eugen Beci drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ymer Lala dhe një shtetas me emrin Ylli, sipas verifikimeve bëhet fjalë për shtetasin Ylli Xhaxhollari, pronar i vetë lokalit, kishin organizuar vrasjen e deputetit Tom Doshi. Tom Doshi këmbënguli se edhe vetë kryeprokurori Adriatik Llalla ishte i përfshirë në këtë komplot nëpërmjet Eugen Becit.
“Tom Doshi ishte i bindur se përmes Agron Kuliçit, organizatorët e vrasjes kishin siguruar edhe mbështetjen e kryeprokurorit Adriatik Llalla.Sikundër ia shpreha kryeministrit menjëherë pas takimit
më është dukur skenar tepër i dyshimtë.Por theksoj se në prani të kryeministrit dhe deputetit në këtë takim të parë
kam parashtruar se e vetmja mënyrë për të ndjekur këtë çështje ishte denoncimi në rrugë ligjore i çështjes nga vetë deputeti Tom Doshi.
Deputeti Doshi ishte absolutisht kundër.Vazhdimisht më tutje nga Tom Doshi kam marrë refuzim për ta kanalizuar shqetësimin e tij në rrugë ligjore.Në datë
14 Shtator, Tom Doshi kërkon të sjellë tek unë dëshmitarin e tij, pra vrasësin e pretenduar, por duke këmbëngulur në kushtet e mëparshme. Jo në polici, jo me oficerë të policisë, por vetëm në Zyrën e Ministrit të Brendshëm.
E kam pritur së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm, Z. Didi, me Drejtorin e Krimeve të Rënda dhe me Drejtorin e Tiranës. Gjatë këtij rrëfimi, në zyrën e Ministrit të Brendshëm, është edhe momenti i parë
kur del emri i Kryetarit të Kuvendit, Z. Ilir Meta.