11 familje në Sarandë denoncojnë rrëmbimin e banesave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Mars 2015, 19:16
Rreth 11 familje në qytetin e Sarandës, po enden gjyqeve për shkak se për banesat e tyre pretendojnë pronësinë ish-pronarët. Banorët thonë se kanë tapi dhe çertifikatën e pronësisë për banesat ku ata jetojnë prej mbi 40 vitesh. Sarandë- 11 familje, që jetojnë në një pallat tre katësh në qendër të Sarandës kanë denoncuar se po kërkohet nga një person që pretendon se është ish-pronar, t'u marrë banesat ku kanë jetuar për vite të tëra.Banorët tregojnë se disponojnëdokumentacionin ku vërtetohet se kanë fituar pronësinë e banesave që në vitin 1993.Banorët e lagjes nr 1 në Sarandë kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për të zgjidhur konfliktin, ndërsa theksojnë se do të ndjekin të gjitha shkallët e gjyqësorit për të mbrojtur pronën e tyre.