Përplasja në Kuvend, Berisha: Rama të përdor. Sterkaj: Po më shantazhon
Pas debateve te forta me drejtuesin e Parlamentit Meta, ish kryeministri Berisha atakoi edhe deputetin e PS të qarkut Shkodër Paulin Stërkaj, duke e cilësuar si të përdorur nga Rama.I menjëhershëm reagimi i Sterkaj i rethuar nga deputetët demokrat, i cili ka pohuar se deklaratat e tij mund të kishin pasoja të paparashikuara. Debati ka vazhduar brenda foltores së parlamentit .Berisha: Të garantoj o zoti Paulin se Rama do të të përdorë si Tomën, e më keq se Toma do ta pësosh po e lejove vetes. Nuk ke pse ta barazosh veten me të tjerët.Paulin, nëse ka njeri që të ka simbolizuar me krimin, kush është Sali Berisha apo Edi Rama. Kur u pyet Edi Rama nga gazetari , nuk mori asnjërin prej tyre veç Paulinin që nxirrte patentat e zgjedhëve. Ki burrni e lexoji mirë. Nuk të akuzuar njeri dhe asnjëherë në asnjë rast veç atij që është pas shpinës time. Kur mori ti shpjegojë për të inkriminuarit I tha çfarë t’I them unë Paulinit që është kaq zemërmirë. S’mori Koçon ai mori ty.Stërkaj: Unë po ai Paulini jam. Askush nuk më përdor. Ti më ke dekoruar me “Shqiponjën e artë” për trimëri dhe kontribut, po ai Paulini jam. Ishalla s’më ke vënë gishtin se po më vë dorë edhe mua si viktimë është keq puna se ka pasoja.”Ke bërë një shantazh të vogël, por unë nuk i ha shantazhet. 10 mijë vota do marrim më shumë se në 2013 do shohim pas 21 qershorit se kush është Paulin Sterkaj."Pas dy pushimeve me nga pesë minata të kërkuar nga kryeparlamentari Meta, përsëri situata nuk u qetësua.Kjo është një ndër përplasjet e radha të Berishës me Paulin Stërkaj. Dikur deputeti i Partisë Demokratike por edhe i zgjedhuri socialist që i dha votën PD-së për për të zgjedhur Bamir Topin president./Oranews.tv/