Fier, radhë në ZRPP për dokumentet e tokës bujqësore

Në zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Fier, qytetarëve u duhet të presin ditë të tëra në radhë për të marrë qoftë edhe një dokument. Problemi është kryesisht i mbartur në kohë dhe çështja çalon kryesisht te pajisja me çertifikatë pronësie për tokat bujqësore, apo ato ku do kalojë gazësjellësi TAP.Fier- Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Fier prej kohësh ështe kthyer në një gangrenë për qytetarët, pasi për të marrë qoftë edhe një dokument u duhet të presin për një kohë të gjatë.Shqetësimet e qytetarëve pranohet edhe nga Drejtori i ri i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Gani Bendo, i cili sqaron se kryesisht çalohet tek proçesi i paisjes me çertifikata pronësie për tokat bujqësore si dhe për ato siperfaqe ku do të kalojë projekti TAP.Radhët e gjata dhe dosjet e mbetura pezull në Zyren e Regjistrimit të Pasurive të Paluatshme në Fier, kanë sjellë ndërrimin e të paktën dy drejtuesve në pak muaj.