Bullgari, parlamenti pranon dorëheqjen e kryeministrit Borisov

Parlamenti i Bullgarisë ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit Bojko Borisov dhe qeverisë së tij. 209 deputetë votuan në favor të dorëheqjes së qeverisë dhe pesë prej tyre kundër, e ndërsa kishte dhe një abstenim.Ndërkohë Gjatë seancës në parlament tensioni është ngritur, kur kryeministri i dorëhequr ka denoncuar komplot vrasjeje kundër tij.Sipas Borisov, Shërbimet e Inteligjencës bullgare kanë marrë një paralajmërim zyrtar nga një agjenci e sigurisë në lidhje me planin për vrasjen e tij, për shkak të goditjeve që kanë arritur shërbimet bullgare dhe personalisht Kryeministri kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.Kryeministri theksoi si nxitësin e përpjekjes së planifikuar kundër tij, kreun deri ne kohët e fundit, të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë, Ahmed Dogan.Ndërkaq pritet të shpallen zgjedhjet e parakohshme, ndonëse palët nuk do të përdorin mandatin për formimin e qeverisë. Sipas analistëve në vendet fqinje, zgjedhjet do të shpallen ndoshta në prill.Qeveria bullgare e Borisovit vendosi të japë dorëheqjen pas protestave mbarëkombëtare kundër masave antikrize dhe çmimit të lartë të energjisë elektrike. Lajmin e konfirmoi vete Kryeministri Boiko Borisov, i cili gjatë fjalmit të tij tha se "Nuk do të marr pjese ne nje Qeveri nen drejtimin e se ciles, policet rrahin njerezit dhe derdhet gjak".Mijera njerëz kane protestuar në të gjithë Bullgarinë, e cila renditet ndër vendet me të varfera të Bashkimit Europian dhe arsyeja kryesore e fillimit të këtyre protestave kane qene faturat e kripura të energjisë.Borisov u përpoq te qetësonte situatën të martën duke premtuar ulje të ndjeshme të çmimeve në fjalë. Ai deklaroi se kompanisë më të madhe te energjisë në Europën Qëndrore, CEZ do t`i hiqet licenca e operimit ne Bullgari, cka e vendos Sofjen në nje kurs perplasjeje me partnerin e saj te BE-se, Republiken ceke.Ky eshte rasti i dyte, pas Shqiperise, në rajon qe kompanise ceke i hiqet licenca per parregullsi dhe shkelje ne punën e saj. Deri tani nuk ka patur asnje informin te metejshem per premtimin e Kryeministrit të dorëhequr. Faturat e larta të CEZ mbeten ende te papaguara.