Integrimi i Serbisë në BE, Westerwelle: Data e negociatave varet nga dialogu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2013, 19:59
Shefi i diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle ka deklaruar se Gjermania e mbështet Serbinë në rrugën e saj drejt Bashkimi Evropian, ndersa theksoi se vendimi për datën e negociatave varet nga rezultatet konkrete të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës dhe se bisedimet e kësaj jave janë të një rëndësie të madhe për këtë proces.“Gjermania nuk do të paraqesë kërkesa të reja, por, as nuk do të heqë dorë nga kriteret e vendosura”, ka thënë Westerwelle në konferencën për gazetarë pas takimit me zëvndëskryeminsitrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.Raundi i sotëm i bisedimeve në Bruksel ka përfunduar pa rezultate, derisa kryeministri kosovar Hashim Thaçi dhe ai serb Ivica Daçiq do të takohen sërish më 4 mars.