Mediat serbe:Kosova pa mbështetjen e Hollivudit

Pavarësisht se Kosova ka një mbështetje të madhe nga SHBA, duket se brenda saj pikërisht në një nga vendet më të famshme kjo mbështetje është e vogël.Mediat serbe shkruajnë se disa mund të mendojnë se Serbia ka shumë pak miq. Kjo nuk është e vërtetë, pa numëruar Rusinë.Ato shkruajnë se Serbia ka shumë aleatë në mesin e të famshmëve të Hollivudit, që janë njohës të mirë të historisë së Serbisë dhe të çështjes së Kosovës. Një prej tyre është aktori dhe producenti i njohur Tom Hanks, i cili së fundmi ka deklaruar se Serbisë i janë bërë shumë padrejtësi. Ai ka theksuar se Kosova gjithmonë ka qenë e Serbisë, dhe se serbët një ditë do të marrin tokën e tyre.Në një intervistë për një televizion, në të cilin ai ka folur një film të ri mbi shtetin e Izraelit, Hangs ka krahasuar vuajtjet e hebrenjve me serbët e Kosovës.Sipas gazetes serbe, "Veçernje Novosti", James Bond gjithashtu kundërshton pavarësinë e Kosovës.Sipas tij Kosova nuk duhet të gëzojë diçka që i mungon Skocisë. “Gjatë historisë së saj, Skocia ka pasur më shumë përparësi të marrë pavarësinë sesa Kosova, por kjo nuk u lejua të shkëputet",- ka thënë aktori.Edhe shumë të tjerë kanë të njëjtin mendim si, Robert De Niro, George Clooney, Johnny Depp dhe Richard Gere.Sipas të përditshmes serbe Cloony është shprehur se nuk i është dhënë mjaftueshëm e drejta që Serbia të shpreh qëndrimin e saj ndaj çështjes së Kosovës. "Lobimi serb është shumë i dobët në SHBA, dhe gjithçka mund të lexohet dhe dëgjohet vjen nga lobues shqiptarë",- ka thënë Cloony.