Durrës, arrestohen 4 persona për vjedhje, mes tyre dy të mitur

Policia e Durrësit arrestoi 4 persona mes të cilëve dy minorenëve, të cilëve iu gjetën armë të ftohta dhe mjete që u shërbenin për të kryer vjedhje. Arrestimi i Mikel Beqjas, Ramazan Brihmanit dhe  16 vjecarit A.S dhe AB 17 vjec, u krye gjatë operacionit të koduar "Ne fillim te Pranveres".Tre nga të arrestuarit janë nga Sukthi. Gjatë kontrollit të arrestuarve iu gjetën me vete, sende si thika doreza përforcuese  mbrojtëse metalike,kapuçe të zinj në formë maske, dalta leva, pinca të cilat shërbenin për vjedhje. Ndërkohë  në banesën e 17 vjecarit me iniciale A.B u konstatua dhe një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, ndërsa në pronën e 32 vjecarit Mikel Beqja u gjet një rrënjë kanabis e mbjellë.Por arrestimi i 4 djemve solli dhe zbardhjen e 5 vjedhjeve të kryera në Sukth dhe Maminas në dy muajt e fundit.Policia sekuestroi një lap top, një video kamer,  një thikë, kapucë të zinjë, 9 elektrikë dore, kufje telefoni, 12 celularë, 13 bateri, dhe aksesorë telefoni, fishekzjarre, dorezë grushti, pinca, etj, si prova materiale. Dyshohet se disa prej sendeve të sekuestruara janë vjedhur nga të arrestuarit.hajdutet 2 hajdutethajdutet 1