Yllka Mujo vlerësohet me Çmimin e Karrierës në Monte Karlo

Në edicionin e 12 të Festivalit të Filmit të Komedisë në Monte Karlo, aktorja shqiptare Yllka Mujo është vlerësuar me Çmimin e Karrierës.Aktorja shqiptare  ishte pjesë e jurisë së festivalit të organizuar në datat 24 deri më 28 shkurt, pjesë e së cilës ishin edhe emra të njohur nga bota e kinematografisë, si Giovanni Veronesi, Klod Zidi dhe Lee Scott Marshal si dhe Grazia Cuccinotta.Kjo është hera e parë që një aktore nga Shqipëria përfaqësohet në këto nivele të filmit ndërkombëtar.E pranishme në eveniment ka qenë edhe Ministrja jonë e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cilia i dorëzoi çmimin aktores Yllka Mujo duke u shprehur se ndihet krenare për këtë arritje të artistes shqiptare.Edicioni i 12-të i Monte Carlo Film Festival mblodhi në garë 10 prodhimet më të suksesshme kinematografike të vitit 2014 dhe u organizua nga aktori dhe komediani italian, Ezzio Greggio, i cili prej vitit 2001 është edhe president i Festivalit që mirëpret prodhimet e kinemasë botërore në zhanrin e komedisë.12