Xhon xhihadisti, asocial dhe i ftohtë
Xhon xhihadisti, luftëtari i Shtetit Islamik, i njohur në të gjithë botën si xhelati i ekzekutimeve me prerje koke, ishte një njeri i ftohtë dhe asocial.Rrinte vetëm dhe nuk i pëlqentë shoqëria me të tjerë. Kështu thotë një desertor i ushtrisë ektremiste islamike, i intervistuar nga BBC. Ai thotë se është takuar me Mohammed Emwazi që në momentin kur ai arriti për herë të parë në Siri dy vjet më parë.Ndryshe nga britanikët e tjerë, Emwazi donte të shfaqej në videot e Shtetit Islamik, thotë personi i intervistuar nga BBC.Me origjinë nga Kuvajti, por i lindur në Britani dhe i rritur në perëndim të saj, Emwazi është emëruar si ekzekutuesi i pengjeve të Shtetit Islamik me prerje koke.Abu Ayman, siç e quan veten ai , ka treguar për BBC detaje nga takimet e tij me njeriun më të kërkuar në botë. Sic thotë ai, në kohën kur u njohën, ata ishin dy ushtarë të zakonshëm të bashkuar me grupet islamiste që luftonin kundër regjimit sirian.Luftëtarët e huaj, shumica nga Britania ishin grumbulluar në Atmeh, qytet në veri të Sirisë, rrëfen ai, duke shtuar se xhihadistët britanikë morën me dhunë shtëpitë aty pranë , duke e quajtur "xhihad me pesë yje". Abu Ayman thotë se e ka vizituar shtëpinë e britanikëve disa herë, ku edhe u takua me Emwazi, i cili më pas do të njihej botërisht si Xhon xhihadisti.Por si u shndërua Mohammed Emwazi në simbolin e brutalitetit? Ayman thotë se Shteti islamik ka psikologjë profesionistë dhe ata e dinë cilin të zgjedhin për vepra të caktuara.Gjithsesi, xhihadisti Xhon nuk kishte asgjë të veçantë, thotë ai, secili nga ushtarët mund të bëhej si ai, pasi kur jepet një urdhër nga lart, nuk të mbetet tjetër vetëm ta respektosh.Ayman thotë se shumë perosna nga vendet europiane i janë bashkuar Shtetit Islamik vetëm sepse duan të bëhen si ai dhe Shteti Islamik po e përdor Xhonin pikërisht për të tërhequr luftërarë nga Europa.Por sërish pyetjes nëse Emwazi ishte i tillë para se të bëhej john xhihadisti apo ektremistët e shndëruan në xhelat, nuk di ti përgjigjet aksush.