Zgjedhjet, Meta: Negociata me PS për kandidatë dhe jo zona zgjedhore

PS dhe LSI ende nuk kanë një marrëveshje për të ndarë zonat elektorale. Ai që e ka pohuar këtë fakt është kreu i LSI Ilir Meta pasi disa media kishin bërë publike një ndarje të mundshme të zonave.  Meta iu shmang një përgjigje konkrete nëse në koalicion  do të jetë PDIU apo jo, që është mohuar më pas nga presidenti i nderit Muhedini.Tirane- Mediatikisht, është folur se Ilir Meta dhe Edi Rama i kanë ndarë në bazë të siglave të partive të tyre,  bashkitë që pretendojnë të marrin me 21 qershor.Por vetë kryetari i LSI-së, e  mohon këtë fakt duke deklaruar  se ende nuk ka marrëveshje konkrete dhe  diskutimi është i përqëndruar tek zgjedhja e kandidatëve fitues. Ilir Meta: “Mediat gëzon liritë për të anonçuar të gjitha lajmet që ajo ka mundësi të marri, apo të vetëkrijojë. Nuk kemi ende një marrëveshje, jo për ndarjen e zonave sepse nuk ekziston ky koncept, por për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetar bashkie. Ky është një proces i hapur dhe mjaft konstruktiv që nuk ka nevojë për nxitim. Kështu që do të duhet të presim edhe pak kohë.Meta i'u shmang një pergjigjeje konkrete për perfshirjen e PDIU-së në koalicionin e majtë për zgjedhjet vendore.Ilir Meta: “Nuk mund të flas për gjëra për të cilat nuk më takon të shprehem, pra deri tani nuk jam në dijeni për një diçka të tillë.Por ka qënë Tahir Muhedini, deputeti i PDIU-së , që nuk shikon fare nga e majta, duke konfirmuar qendrimin e Partisë ku ai bën pjesë se do vijojë të  jetë në opozite.Tahir Muhedini: "Deri më sot që flas para jush jemi pjesë e opozitës dhe kemi shkuar dhe do të shkojmë në grupin parlamentar të PD-së"Në debatin publik është përfolur  për një afrim të mundshëm të PDIU-së me mazhorancën, ndërkohë  që mbetet për tu parë si do jetë ndarja poltike e pushtëtit lokal deri me 21 qershor.