Piramidat e 1997, Ardian Civici: Sot të vjen turp, u mashtruam nga njerëz si Sudja e Xhaferri

Ardian Civici, presidenti i Univeristetit Europian të Tiranës, ish anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë bën një retrospektivë të asaj çfarë ndodhi në Shqipëri në 1997 me rënien e skemave piramidale.

‘Sot të vjen turp edhe keq kur krahason mashtruesit shqiptarë me ato rumun, rus. Neve  ishim në nivelin e Sudes, Xhaferrit,  që është absurde të  mendosh njerëz pothuajse analfabetë që arrijnë të menaxhojnë 1.5 milardë dollarë të një populli të tërë dhe shumë besonin se ajo mund të ndodhte. Kjo është logjika për të cilën të vjen keq” thotë Ardian Civici i ftuar në “Kronikë e Pambaruar” e gazetares Diana Çuli në Ora News. 

Ajo që mbetet e mistershme është pse institucionet ndërkombëtare nuk ndërhynë për ta ndaluar. Ai thotë se skema piramidale mund të ishte parandaluar.  

(Ne ju sjellim intervistën e plotë, lidhur me skemat piramidale, Civici flet në minutën e 30 të intervistës. )

Ardian Civici: Skemat piramidale mund të ishin parandaluar nëse ne do të kishim hapjen dhe vizionin e duhur. E njëjta kishte ndodhur në Rumani, Portugali, Maqedoni ishte paralelisht. Këtu mori përmasa jo thjesht nga rënia e skemave piramidale. Ke libri “Iluzionet monetare” kam një kapitull që quhet skema e Ponsit, një skemë që ndonëse ka mbi 20-25 raste që ka shkaktuar kriza prapë se prapë vazhdon të ndodhë. Ne ramë viktimë e skemës së Ponsit . Por dy gjëra tregojnë pse në Shqipëri mori ato përmasa. Shumë sociologë e politikologë mendojnë se revolta nuk erdhi jo vetëm sepse shqiptarët humbën paratë por sepse humbëm ëndrrën. Në 1996- 1997 ne krijuam një iluzion që mjafton që ndërruam sistemin do të bëheshim të pasur. 

Ishte fluksi më i madh i parave që vinin nga emigracioni, sistemi bankar nuk ishte i përgatitur për të thithur dhe këto të kalonin përmes sistemit bankar, nuk kishte vend për të investuar. Kjo masë e madhe parashë bashkuar dhe me iluzionin që tani që u bë kapitalizmi gjithçka ishte e mirë dhe për një muaj fitoj kaq e aq dhe kur ky sistem naiv u prish, dhe është një skemë ku ata aë kontribuojnë trë fundit financojnë të parët, dhe baza s'mund të zgjerohet më, bie. Ne ramë pikërisht në këtë iluzion. 

Nëse do të kishim pasur vëmendjen për të parë çfarë kishte ndodhur në 4-5 vende para nesh mund të kishim ndaluar më parë. Por në Shqipëri u përzi me zgjedhjen e presidentit, dhe  me politikën. Sot të vjen turp edhe keq kur krahason mashtruesit shqiptarë me ato rumun, rus. Neve  ishim në nivelin e Sudes, Xhaferrit,  që është absurde të  mendosh njerëz pothuajse analfabetë që arrijnë të menaxhojnë 1.5 milardë dollarë të një populli të tërë dhe shumë besonin se ajo mund të ndodhte. Kjo është logjika për të cilën të vjen keq. Edhe sot kur ne duam të evidentojmë suksesin jemi akoma me atë suksesin e kapitalizmit fillestar, ai që është i fortë, mashtron. E mistershme mbetet sesi institucionet ndërkombëtare që ishin shumë prezente në Shqipëri si  FMN dhe BB u mjaftuan me disa këshilla dhe rekomandime dhe nuk vendosën pikat mbi I e të thonin Stop, pasi ata e njihnin shumë mirë skemën e Ponsit. Dhe ne që të arrinim në atë pikë pa kthim mund të ishte një mënyrë për ta ndaluar." 

Ardian Civici: Transformimi i madh 

Adrian Civici është autor  i një numri jo të paktë librash me temë nga ekonomia dhe libri i tij i fundit "Transformimi i madh", bën pjesë në këtë  kompleks të rëndësishëm idesh dhe analizash të ekonomisë shqiptare dhe asaj botërore.

 Gjatë emisionit u prekën disa tema mjaft interesante: ekonomia socialiste e regjimit të kaluar – shkaqet e dështimit të saj, si ndikoi në rrënimin e mëtejshëm të ekonomisë shqiptare prishja me BS dhe me Kinën, cilat ishin arsyet kryesore pse ekonomia jonë e asaj kohe ishte më keq se gjithë ekonomitë e vendeve të ish- kampit socialist, etj. 

Në pjesën e dytë të emisionit u trajtuan çështje të ekonomisë së tranzicionit shqiptar: teoria e terapisë shock dhe ajo e gradualizmit, pse shqiptarët zgjodhën të parën, skemat piramidale, a mund të pengohej rënia e tyre, kushtet e Fondit Monetar Ndërkombëtar – pro-të dhe kundra-t, sfidat e sotme të ekonomisë sonë etj.