Irakianët sulmojnë vendlindjen e Sadam Huseinit, kurdët tek Papa
Më shumë se 27 000 ushtarë irakianë kanë nisur ofensivën për të rimarrë nga duart e militantëve të Shtetit Islamik provincën Salahudin, vendlindjen e ish-diktatorit Sadam Husein.Bombardimet e forcave qeveritare nisën që të dielën në provincën sunite, rreth 150 kilometra në veri të Bagdadit, ndërsa bombardimet e artilierisë së rëndë kanë shkatërruar pjesën më të madhe të qytetit pothuaj të boshatisur, ndërsa ishte vetë kryeministri irakian, Haider Al-Abadi, që drejtonte operacionin.Ekstremistët e ISIS janë sulmuar edhe nga forcat kurde në Hasaka, një tjetër provincë që mbajnë nën kontroll në verilindje të vendit.Militantët kurdë thonë se po mbajnë të rrethuar qytetin prej gjashtë ditësh dhe më në fund po arrijnë të depërtojnë brenda tij, pasi mbështetësit e ISIS po lënë pozicionet e tyre.Ndërkohë që në terren luftohet, kryeministri kurd, Neçirvan Barzani, ka mbërritur në Vatikan për t'u takuar me Papa Françeskun.Ati i Shenjtë ka ndjekur me interes të madh zhvillimet në Lindjen e Mesme, sidomos fatin e qindra të krishterëve asirianë që mendohet se janë marrë peng nga ekstremistët.Edhe pse 19 prej tyre raportohet të jenë liruar, mbi 200 të tjerë mund të jenë ende në rrezik për jetën.Megjithatë, të krishterët e Irakut janë zotuar që nuk do të largohen nga vendbabnimet e tyre historike, pavarësisht këtyre kërcënimeve.