Leonardo DiCaprio, një multi-personazh në filmin e ri
Leonardo DiCaprio do të luajë 24 personalitete në filmin që do të shfaqet së shpejti “The Crowded Room”. Sipas The Hollywood Reporter, kompania e produksionit të DiCaprio-s, Appian Way dhe kompania New Regency do të bëhen sëbashku në prodhimin e këtij filmi.Filmi do të bazohet në librin jo fiksion të Daniel Keyes “The minds of Billy Milligan” (Mendjet e Billy Milligan). Keyes tregon historinë e Milligan, një burri që shkoi në gjyq në vitet 70’ për tre përdhunime. Ai ishte personi i parë që përdori në mënyrë të suksesshme çrregullimet e personalitetit si mbrojtje.DiCaprio dhe kompania New Regency gjithashtu u bashkuan në filmin e fundit “The Revenant”, që do të shfaqet Krishtlindjet e ardhshme.Ai projekt përfshiu regjisorin e filmit që fitoi Oskar “Birdman”, Alejandro Gonzalez Inarritu dhe aktorin Tom Hardy.