Viti i Ri Hënor i Kinës, festime dhe në Europë

Kina shënoi ditën e pestë të vitit hënor gjatë festivalit të pranverës. Gjatë kësaj kohe numri i turistëve në Pekin arriti në 50 mijë, duke shkatuar kaos dhe trafik përreth zonës. Numri më i madh i turistëve u shënua në lindje të qytetit kinez Nanjing , në provincën Jiangsu, në tempullin Konfuci dhe në mauzoleumin Sun Yat-sen.Gjatë festivalit të pranverës, rreth 10.000 turistë vizitojnë çdo ditë lumin Lijiang në rajonin autonom të Kinës Guangxi Zhuang. Për të përballuar situatën, autoritetet lokale të turizmit kanë vënë në dispozicion me kapacitet të plotë transportin në shërbim të turistëve.  Dita e pestë e vitit hënor të Kinës është e njohur zakonisht si "po wu", e cila në gjuhën kinezë do të thotë të largosh varfërinë dhe të mirëpresësh begatinë e natyrës. Më shumë se 70.000 turistë injoruan shiun dhe  pritën gjatë gjithë natës ceremoninë e adhurimit në Malin Jiuhua.Por viti i ri kinez është festuar edhe në Europë, pavarësisht kilometrave të pafundme që e ndajnë me Kinën. Qindra njerëz u mblodhën në sheshin qëndror Trafalgar të Londrës, për të parë  paradat e ndryshme të organizuara me këtë rast, kërcimet e luanëve dhe dragonjve, por edhe perfomaca të ndryshme.Aktorë kinezë, të veshur me kostume tradicionale, uruan të gjithë qytetarët  "Xin Nian Kuaile" ose “Gëzuar vitin e ri”."Kam qenë në Kinë disa herë gjatë periudhës së pushimeve, në provincën  Yunnan në juglindje të Kinës. Kështu që ne jemi shumë të kënaqur që këtë vit të ri kinez  po e festojmë në Londër, thotë një vizitor nga Newcastle. Secili vit i kalendarit hënor kinez është i lidhur me një nga 12 kafshët e horoskopit kinez. Në 2015, viti i ri kinez nisi më 19 shkurt.