Tough Mudder, gara e 'ferrit' në Australi

Që kur “Tough Mudder” filloi në vitin 2010, rreth 1.5 milionë njerëz kanë marrë pjesë në garën rraskapitëse 16 kilometroshe.Pritshmëritë e kujtdo që marrin pjesë në Tough Mudder, rriten nga viti në vit.Pengesa të reja do të vendosen në garë për të mbajtur fansat të ekzaltuar.Will Dean, themeluesi i Tough Mudder, tha se për pengesat e reja në garë, merren 6 novatorë profesionistë.“Ne gjithmonë përpiqemi të vijmë me gjëra të reja dhe të çuditshme. Si konkurrentët ashtu dhe fansat kanë nevojë të përjetojnë gjëra të reja,” tha Dean.“Pengesat e para kanë të bëjnë me punën në grup. Ndërsa më pas, konkurentët përballen me sfida që kërkojnë përkushtim fizik dhe mendor. Rezultati është një histori për t’u mbajtur mend”.‘Gara e ferrit’ në Australi kërkon cilësi të mira inxhinierike. Objektet duhet të jenë të sigurta për garuesit.Në 2 minuta janë shitur 400 bileta për pjesëmarrjen në garë.