Kanye West kërkon meritat e tij në çmimin Oskar të këngës “Glory”

Kanye West është ‘i lumtur’ që John Legend dhe Common fituan çmim Oskar për këngën e tyre “Glory” por ai gjithashtu mendon se meriton disa kredite nga fitorja e tyre. Rreperi 36 vjeçar, beson se ai ka dhënë ndihmën e tij në zhvillimin dhe suksesin e dy artistëve, sipas HollywoodLifeEgo e Kanye West vihet sërish në dukje. Artisti mendon se edhe ai vetë ishte fitues i një çmimi Oskar, natën e edicionit të 87 të Academy Awards më 22 mars. Kjo për asryen sepse ai meriton disa kredite për ‘Këngën më të mirë origjinale’ Glory.Kanye West është i bindur se ka dhënë një ndihmë të madhe në zhvillimin e talenteve ‘të mykura’ të John Legend dhe Common, kohë më parë në karrierën e tyre.