Koleksioni i Armanit vjeshtë-dimër 2015 në javën e modës në Milano
Giorgo Armani ka befasuar me koleksionin e ri vjeshtë-dimër 2015, prezantuar në javën e modës në Milano.Ngjyra të pazakonta për stilin e Armanit, me dominim të dukshëm të së kuqes dhe grisë së thellë, por nuk mungon bluja klasike e Armanit dhe ngjyrat e ngrohta të vjeshtës. Stilisti i famshëm i ka dedikuar këtë koleksion gruas së fortë dhe të pavarur.Modele deri diku sport, kombinuar me elegancën historike të markës së njohur, ku edhe veshjet e përditshmërisë arrijnë pa frikë joshjen e darkës.Kostume të mprehta, xhaketa të përshtatura me fustane dhe pantollona elegante. Më tej gëzofet në forma të shumta zbusin stilin e fortë, duke e lënë vend për feminilitet fatal.Përveç grisë dhe të zezës, ngjyra këto të zakonshme jo vetëm për Armanin, koleksioni kishte dominacë të së kuqes dhe blusë elektrike.Gjithmonë surprizë dhe asgje e papritur, të gjithë presin diçka nga Armani….