Në Japoni, qentë robotë të nderuar edhe pas ‘vdekjes’

Është një funeral si gjithë të tjerët në Japoni. Por ata që nderohen nuk janë njerëz por qenë robotë të vendosur në altar. Secili mban një shënim se nga është dhe kujt familje i përket.Këto pajisje quhen “AIBO”, robotët e parë shtëpiakë me Inteligjencë Artificiale, dhe të aftë për të zhvilluar personalitetin e tyre.“Unë mendoj që të zotët e këtyre robotëve kanë shpirt përderisa rrinë me ta,” tha Nobuyuki Narimatsu, që drejton një kompani elektronike riparimesh, e specializuar për riparimin e produkteve të vjetra.Ishte kompania SONY ajo që prodhoi gjeneratën e parë AIBO në vitin 1999, me një rekord shitjesh prej 3000 robotësh në 20 minuta, pavarësisht se çmimi i tyre arrinte në  2 mijë dollarë secili.Me kalimin e viteve u shitën më shumë se 150 mijë pajisje.Qeni kishte disa sensorë, kamera dhe mikrofon. Gjenerata e fundit mundet edhe të flasë.Në vitin 2006, Sony hasi disa probleme, modeli i tij i biznesit po përballej me konkurrencë të fortë nga rivalët e tjerë.Kompania e mbajti “Klinikën AIBO” hapur deri në mars të vitit 2014, por më pas njoftoi klientët se ata duhet të kujdeseshin vetë për robotët e tyre.Për Hideko Morin, kjo ishte një tragjedi. Ajo e mbante qenin robot të saj për rreth 8 vjet. Ajo i gëzohej bisedave që kishte me të, dhe beson se është më i leverdisshëm se sa një qen i vërtetë.“Ai nuk kërkon për të ngrënë dhe nuk urinon,” tha ajo.“Nuk mendoja se jeta e tij do të kishte një limit”.Por në maj të vitit të kaluar, “Aibo” i saj i dashur nuk lëvizi më.Pasi kontaktoi me një inxhinier, që arriti ta bënte Aibon të funksiononte edhe për dy muaj, Hideko tha se ishte shumë e lumtur që e shihte sërish në jetë.Inxhinieri Hiroshi Funabashi, tha se “të zotët e qenve robotikë, nuk na shohin si inxhinierë, por si doktorë, dhe fjala riparim nuk ekziston në fjalorin e tyre. Aibo është një anëtar familjeje për ta”.“Lista e njerëzve që sjellin për të “shëruar” qenët e tyre robotikë, është shumë e gjatë”.Bungen Oi, një prift i një tempulli 450-vjeçar në Isumi, në lindje të Tokios, i habitur thotë se si të zotët i nderojnë qentë e tyre Aibo në altar. “Është e çuditshme se si me kalimin e viteve, këta robotë bëhen pjesë e jetës së tyre”.Së shpejti, kompania japoneze Softbank thotë se do të shesë humanoidin “Pepper”. Pepper nuk do të jetë i aftë për punë shtëpie, por do të mësojë të imitojë dhe kuptojë emocionet e njerëzve me kalimin e kohës.