Itali, kapet nga dy peshkatarë "Monstra e lumit Po"

Me gojën e tij gjigande, duket mjaftueshëm i madh për të gllabëruar një person të tërë.Peshku gjigand, që peshon 127 kilogramë, u kap nga vëllezëri binjakë Dino dhe Dario Ferrari në lumin Po, në veri të Italisë.I menduar të jetë një nga peshqit më të mëdhenj e llojit të vet të kapur ndonjëherë, kjo krijesë u tërhoq nga lumi më 19 shkurt me një kallam pas një ‘lufte’ që zgjati 40 minuta.Peshku tre metra i gjatë, i llojit mustak, është emëruar “Monstri i lumit Po” nga mediat italiane.Pasi e kapën, e peshuan dhe e fotografuan, vëllezërit Ferrari e rilëshuan në lum, dhe tani lundron në veri të Italisë.Dino Ferrari tha se peshku mendohet të jetë 30 vjeç, bazuar nga përmasat e tij, dhe shtoi se këto lloj speciesh mund të arrijnë deri në 50 vjeç.“Ata nuk lundrojnë në distance shumë të largëta, kanë tendencën të jetojnë në të njëjtën shtrirje lumi, duke lëvizur vetëm pak kilometra. Ato hanë të gjitha llojet e peshqëve. Për t’i kapur ato duhet të kesh durim dhe forcë fizike. Ne luftuam me të për 40 minuta”.