Gjendet murgu i ballsamosur 1000 vjeçar brenda një statuje
Një statujë ari e Budës së ulur, që u fut kontrabandë në një treg të Hollandës nga një tempull në Kinë, zbuloi një sekret të jashtëzakonshëm – një murg të ballsamosur 1000 vjeçar.Kërkuesit e zbuluan mumjen, të mbështjellë në pjesën boshe të statujës kur një blerës privat e solli atë në Muzeun Drents në Hollandë për restaurim.Por ai nuk mundi ta çonte atë në muze sepse një grup kërkuesish dhe shkencëtarësh e futën në në një skaner 3-dimensional me rreze X. Ata zbuluan se organet e mumjes mungonin.“Ne gjetëm vetëm disa copa letrash me shkronja kineze,” tha Vincent van Vilsteren, një arkeolog i muzeumit.Mumja u gjet i ulur mbi një pako të mbushur me shkrime kineze, gjë që zbulonte identitetin e tij si një murg budist të quajtur Liuquan, i cili mund të ketë praktikuar ‘vetë-ballsamosjen’ për t’u përgatitur për jetën pas vdekjes.Proçesi i vetë-ballsamosjes është i njohur si traditë në disa vende si Japonia, Kina dhe Tailanda dhe është praktikuar mijëra vite më parë.Ky proçes përfshin ngrënien e një diete të veçantë dhe pirjen e një çaji helmues kështu që trupi të jetë aq toksik sa mos hahet nga krimbat.“Ne besojmë se në 200 vitet e para, mumja është ekspozuar dhe falur në një tempull budist në Kinë. Në shekullin e 14 mendohet të jetë bërë puna e transformimit të tij në një statujë,” tha van VilterenVan Vilsteren dhe skuadra e tij pop resin akoma për rezultatet e analizave të ADN-së në përpjekje për të gjetur gjurmët e mumjes.Statuja tani qëndron në Muzeun Kombëtar të Historisë Natyrore në Budapest dhe do të zhvendoset në Luksemburg gjatë muajit maj si pjesë e një turi ndërkombëtar.