Madonna pas rënies në skenë: “Show horrori” për të gjithë
Rënia e saj në skenë, është ajo çka njerëzit duan të dëgjojnë më shumë nga vetë Madonna.Por fansave u duhet të presin edhe pak për të parë këngëtaren të flasë për atë që ndodhi të mërkurën më 25 shkurt në ceremoninë e Çmimeve BRIT.Ajo ishte e ftuar në emisionin “The Jonathan Ross Show”, që do transmetohet në mes të muajit mars.Madonna po performonte në skenë këngën e saj të re “Living for Love”, kur ajo nuk arriti të zgjidhte në kohë pelerinën e saj dhe kur valltarët e tërhoqën, u desh të binte me kurriz në tokë nga disa shkallë.Në emisionin e Jonathan Ross, ajo u shpreh se ngjarja nuk ishte dhe aq e rëndë sa mendonin njerëzit.“Ata ma lidhën fort pelerinën sepse kishin frikë se mos binte ngaqë ishte shumë e rëndë. Por nuk u vrava shumë, unë di si të bie sepse kam rënë shumë herë nga kali im. U vrara pak mbrapa koke. Mendoj se krijova një show horrori për të gjithë,” tha ajo.Mbretëresha e Popit, duke folur për këngën e saj “Lutja e Djallit”, ku subjekt i saj është droga, tha se personalisht nuk i pëlqen të përdori drogë të ndryshme, por nuk mund t’i ndalojë fëmijët e saj që t’i provojnë ato.“Nuk jam ndonjë fanse e lëndëve narkotike. Kur i kam provuar shumë vite më parë nuk më kanë tërhequr. I kam kërkuar fëmijëve të mi që çdo gjë ta përdorin me karar por nuk mund t’i ndaloj ata që t’i provojnë,” tha Madonna.Këngëtarja ka katër fëmijë: Lourdes,18, Rocco ,14, Mercy dhe David, 9 vjeç.