Java e Modës në Milano, prezantohet koleksioni urban shik vjeshtë-dimër 2015-2016
Fillip Plain ka prezantuar koleksionin e tij urban shik vjeshtë-dimër 2015-2016 në javën e modës në Milano. "Më i madhi më i miri", duket të jetë motoja e shfaqjes madhështore, e cila u hap me performacën e reperes amerikane Azealia Banks.I prezantuar i fundit në ditën e parë të Milan Fashion Week, stilisti gjerman tregoi për publikun modele shumë joshëse, të stiluara me lëkurë, por duke miksuar stilin e rrugës me atë sport dhe me tise të holla elegance. Në sfilatë kishte gjithashtu mantele dhe xhaketa të punuara me lesh dhe kashmir.Në koleksionin e ri të Plein binte në sy mungesa e ngjyrave, qoftë të forta, qoftë të zbehta. Plain ka veshur vajzat për 2015 dhe 2016 në dimër dhe vjeshtë me ngjyra të ftohta, ku mbizotëronte e zeza dhe e bardha.Në dizajnet mbi bluza apo pantollona dominonte numri 78, i cili është edhe viti i lindjes së stilistit dhe fjala luftëtar. Për të kompletuar pamjen e një “bad girl” ose të vajzës së prapë, modelet ishin të veshur me lëkurë pas trupit, çizme të gjata të zeza .Në fund të shfaqjes, stilisti energjik falenderoi të pranishmit.