Christian braktis rolin në “Fifty Shades of Grey”, gruaja xheloze
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2015, 10:04
Aktori Jamie Dornan, i cili ka luajtur rolin e Christian Grey-t nuk do të jetë më pjesë e dy filmave të radhës. Kjo për shkak se bashkëshortja e tij nuk ndihet mirë nga skenat seksuale që Jamie duhet të luajë në film.Gjithësesi ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga aktori, megjithatë në një intervistë për “Evening Standard”, ai ishte shprehur se bashkëshortja e tij nuk e ka parë filmin dhe nuk ka ndërmend që ta shohë atë.Lajmi për largimin e mundshëm të tij ka ngjallur një reagim nëpër rrjetet e ndryshme sociale, pasi fansat e aktorit kanë shprehur zhgënjim për këtë vendim.