Shuhet Leonard Nimoy, ylli “Star Trek's” vdiq në moshën 83-vjeçare
Leonard Nimoy është ndarë nga jeta. Aktori i njohur më së shumti për rolin e Spock në “Star Trek”, vdiq në moshën 83-vjeçare. Ai u nda nga jeta të premten pas një sëmudnje kronike pulmonare.Vitin e kaluar Nimoy shkroi në Twitter se ishte diagnostikuar me sëmundjen e mushkërive edhe pse kishte 30 vjet që nuk pinte duhan.Gjendja e tij u përkeqësua shumë të premten, ku u dërgua me shpejtësi në spital, por mushkëritë e tij nuk rezistuan më.Nimoy ka pasur mjat role të tjera gjatë karrierës së tij kinematografike, por emri i tij ishte i lidhur shumë ngushtë me rolin e tij në “Star Trek's”, i realizuar në vitin 1960.Nimoy ka luajtur edhe në teatër, ka drejtuar filma të suksesshmëm, shkruante poezi, adhuronte fotografinë dhe sigurisht ndër pasionet e tij të shumta ishte edhe muzika.Shumë miq dhe kolegë kanë shprehur dhimbjen për humbjen e aktorit me postime të shumta në twitter.Kurse postimi i fundit i aktorit ishte: "Jeta është si një kopsht. Aty mund të kesh momente të bukura, por nuk mund ti ruash ato, përveçse në kujtesë".