Madonna rrëzohet në skenë, shikoni momentin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2015, 08:42
Madonna sapo përfundoi një performancë të mërkurën më 26 shkurt në ‘Çmimet BRIT’, që do të mbahet mend për keq. Ajo ra me kurriz nga disa shkallë gjatë kohës që po këndonte këngën ‘Living For Love’.Madonna nuk arriti ta zgjidhte pelerinën e saj në kohë, kur kërcimtarët ia tërhoqën në skenën ‘O2’ në Londër.56-vjeçarja u duk e shokuar, dhe për një moment të shkurtër ndaloi së kënduari. Ajo e mori veten shpejt dhe vazhdoi performancën.Më pas Madonna tha : “Pelerina ime e bukur ishte e lidhur shumë fort, por asgjë s’mund të ndalojë mua dhe ishte dashuria ajo që më bëri të ngrihem menjëherë. Ju falenderoj të gjithëve. Jam mirë. Jetojmë që të duam”.