Familjet me dy baballarë mund të bëhen realitet
Fëmijët mund të lindin nga prindër të të njëjtit seks pas një zbulimi që shkencëtarët besojnë se do të çojë drejt familjeve me dy baballarë.Hulumtues nga Universiteti i Kembrixhit dhe Instituti Shkencor i Izraelit thonë se ata kanë zbuluar për herë të parë veza njerëzore dhe qelizat e spermës mund të bëhen nga qelizat embrionale të lëkurës së dy të rriturve. Kjo rrit mundësinë që një bebe të prodhohet në një enë, raporton Sunday Times.Çdo teknikë e tillë do të ndihmojë çiftet jopjellore, por gjithashtu do të ngrejë shumë pyetje serioze.Detaje të këtij kërkimi u publikuan në të përditshmen ‘Cell’. “Ne kemi arritur me sukses hapin e parë dhe më të rëndësishëm të këtij proçesi, që tregon se ne mund të merremi me qelizat embrionale humane në një enë,” thotë Zim Surani, profesori i fiziologjisë.Allan Pacey, një ekspert i infertiliteti nga Universiteti i Sheffield thotë se kërkimet mund të ndihmojë në bërjen e spermës për meshkujt që i kanë mbijetuar kancerit në fëmijëri.