“Oscar Fashion Kids”, fëmijët 5-7 vjeç imitojnë artistët e mëdhenj
Fotografja njujorkeze Trisha Mesëriks ka krijuar një mini hollivud në studion e saj fotografike Toddlewood, duke sjellë disa nga performancat më interesante të tapetit të kuq nëpërmjet fëmijëve. Kjo është edhe pjesa më interesante. Ajo përzgjedh yjet të veshur më bukur, por që edhe veshja e tyre të jetë lehtësisht e përshtatshme për trupin e një fëmije dhe krijon pikërisht një lloj kloni në miniaturë."Ne po krijojmë shtatë performanca të tapetit të kuq, të cilat mua mu dukën më interesante. Sigurisht kam përzgjedhur veshje të cilat mund të përshtaten për fëmijë, dhe disa të tjera për të cilat është folur shumë apo kanë bërë shumë përshtypje. Jam shumë e emocionur për këtë që po bëj, thotë Messeroux, e cila ka krijuar performanca edhe nga ceremonia e cmimeve Gremi, Golden Globes dhe SAG Awards."Shumica e modeleve të cilat janë nga mosha 5 deri deri në shtatë vjeç, thuajse nuk i njohin fare aktoret të cilat imitojnë, por sërish ato zbaviten pa fund."Më pëlqen më shumë make up-i”, thotë 6-vjeçarja Ivana Del Forno, e cila është veshur si Scarlett Johansson."Buzëkuqi është shumë i kuq", thotë Gabrielle Rodriguez, e cila në këtë rol është Dakota Johnson.Sapo yjet e hollivudit shkelin tapetin e kuq, fotografja Misëriks dhe ekipi i saj, përfshirë stilistin Andrea Pitter, nisin procesin e krijimit dhe dhe setin fotografik brenda 24-36 orëve. Ndërkaq të mbash tetë fëmijë dhe t’i bësh të lumtur gjithë kohën, nuk është kaq e thjeshtë, por Messeroux i ka marrë masat më lodra të ndryshme dhe video-lojëra."Në fakt, fëmijët nuk janë të vështirë. Ata zbaviten shumë me mua dhe unë me ata. Ndonjëherë ma heqin trurin, por edhe unë i çmend fare, por ja kalojmë vertetë shumë mire”, thotë ajo.Çdo fëmijë shpenzon rreth 10 minuta në set duke u përgatitur për pozat, kurse vipat e imituar janë gjithmonë të lumur. Këngëtarja e famshme Adele shkroi në twitter se kjo është e mrekullueshme, kurse Kanye West buzëqeshi kur pa veten e tij të imituar në televizor, duke u shprehur se kjo është shumë zbavitëse.