“David Bowie is”, ekspozita mbi pop-legjendën britanike në Paris

Të gjithë vizitorët janë të ftuar të shohin karrierën e shquar të David Bowie nëpërmjet eskspozitës më interesante që mund të keni parë ndonjëherë.E përbërë nga më shumë se 300 objekte, përfshirë tekste të shkruara me dorë, kostume origjinale, fotografi dhe materiale shumë të rralla, të përdorura në performancat e artistit në pesë dekada.E titulluar "David Bowie është", ekspozita hapet të marten për publikun në sallën Filarmonike të Parisit.Karriera e Bowie, që përfshin pesë dekada, është e vështirë për të përcaktuar. Ai ishte i njohur për muzikën e tij dhe stilin e çuditshëm në skenë dhe jetë.Por artisti ka edhe role në filma gjatë karrierës së tij, si ai në filmin "Labyrinth". Kuratorja e ekspozitës, Victoria Broackes thotë se kreativiteti i Bowie kapërcen kufitjë e gjuhës e kulturave dhe pikërisht kjo gjë e bëri atë një fenomen global."David Bowie ka diemensione të mëdha. Nga njëra anë mund ta shikoni si një person që erdhi nga një sfond i zakonshëm dhe nga ana tjetër mund të shikoni një super star me ulje dhe ngritjet e tij gjatë karrierës muzikore, ngjan me skenarët shekspirianë le të themi. Por muzika e tij u përqafua nga çdo vend, pavarësisht gjuhës apo distancave”, thotë ajo.Ekspozita u hap në Londër në muzeumin “Victoria and Albert” në vitin 2013 dhe ka udhëtuar në San Paolo, Berlin dhe Cikago.Në Paris, “David Bowe is” do të qëndrojë deri në fund të muajit maj, ku më pas do të udhëtojë drejt Autralisë. Destinacioni i radhës pas Sidnei do të jetë Holanda.