427 mijë ndërtime informale në Shqipëri, Lame: Politizimi pengon zgjidhjen

Çështja e ndërtimeve informale ka mbledhur në Tiranë në një tryezë rajonale për legalizimin katër shtete të rajonit.Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologët e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, kreu i ALUIZNI-t Artan Lame deklaroi se në këto katër shtete janë mbi një milion ndërtime pa leje, prej tyre 427 mijë në Shqipëri.Duke e vlerësuar shembullin pozitiv të Maqedonisë, Lame deklaroi se edhe Shqipëria duhet të përpiqet të dixhitalizojë sistemin.“ Do të marrim, veçanërisht nga eksperienca maqedonase, e cila është e respektueshme. Është dixhitalizimi sa më shumë i sistemit. Sistemi online siguron dy elemente shumë të forta, shpejtësinë në operim dhe pakësimin në ekstrem të korrupsionit”.Lame shtoi se politizimi i problemit e shkatërron zgjidhjen e tij dhe se legalizimet duhet të rrinë jashtë politikës.