BB 32.1 mln euro investime për përmirësimin e shërbimit shëndetësor

Banka Botërore do të investoj 32.1 milion euro për një sërë projektesh në shëndetësisë. Kosotoja totale e projektit është 36.1 milion euro dhe 4 milionë euro do të investohen nga qeveria shqiptare. Projekti do të jetë për menaxhim informacioni në spitale, për të mbuluar popullatën më kotribute shëndetësore dhe çmim më të ulët të barnave.Banka Botërore ka hapur thesin e fondeve për Shqipërinë, këtë herë më një projekt prej 32.1 milion euro për të ringjallur shëndetësisë.Ky projekt do të realizohet për të menaxhuar më mirë informacionin në shërbimin shëndetësor spitalor, ku pacientët të mos sorollaten, por në mënyrë të qartë të dinë ku të drejtohen për konsultë, diagnozë apo një shërbim shëndetësor.Po ashtu Banka Botërore do të financojë edhe projekte për mbulim më të gjerë të popullatës për sigurimet shëndetësore.Kjo ka ardhur pas një monitorimi dhe analize të bërë, ku BB me shqetësim sheh se gjysma e të varfërve është e mbuluar nga sigurimet shëndetësore, pjesa tjetër jo. Kjo i detyron këtë përqindje të lartë të popullatës të shpenzojë nga xhepi gjithçka për shëndetin.Kostoja totale e projektit është 36.1 milionë euro, 32.1 do të finacojë Banka Botëroere dhe 4 milionë euro qeveria shqiptare.Investimet do të prekin edhe spitalet rajonale, numri i shtretërve në to do të jetë në total 800 sipas masterplanit spitalor.Ndërkohë që për barnat, parashikohet një ulje prej 25 përqind i çmimit mesatar për 10 barnat më të përdorura me recetë dhe për 10 barnat më të shtrenjta spitalore.Të sëmurët kronikë do të financohen që të përfitojnë shërbim shendetësor me pagesat më të ulta.           Ndërsa 700 punonjës të institucioneve të kujdesit shëndetësor, përfshirë QSUT-në do të trajnohen.