Basha takime në Lezhë: S’ka koalicion me dy forcat e kalbura politike

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka nisur nga Lezha fushatën elektorale të vitit 2015.Duke ju përgjigjur interesit të medias, në një kohë kur partitë politike janë mbërthyer në ethet e koalicioneve, kreu i opozitës ka përjashtuar çdo mundësi  të mundshme për bahkëpunim me ish-partnerin politik, Ilir Meta.Kryedemokrati është ndalur në komunat Shënkoll, Blinisht dhe në qytetin e Lezhës, nga ku ka premtuar uljen e çmimeve të karburantit dhe energjisë, ndërsa i ka garantuar qytetarët se do ti dëmshperblejë për dëmin ekonomik që kjo qeveri sipas tij po u krijon atyre. Se ku do ti marrë paratë për këto dëmshpërblime, projektin  e ka të qartë.Nga Lezha, Basha tha se për kandidaturat do pyetet baza, ndërkohë që sipas tij  21 qershori do të jetë një referendum popullor kundër së keqes që sipas tij ka mbërthyer vendin.Sipas shefit të opozitës, në këto dy vjet vendi është përfshirë në një situatë kaotike dhe këtë mund ta zgjidh vetëm largimi  sa më parë i dyshes Rama-Meta.