Shpërthim me bombë në Mitrovicë, nuk ka të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2015, 10:09
Një person i paidentifikuar ka hedhur ka hedhur një bombë dore në qendër të Mitrovicës Veriore.Ngjarja është regjistruar rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm në rrugën kryesore “Kral Petar Prvi” përpara një pastiçerie, pronari i të cilës është një goran.Nga shpërthimi nuk ka pasur të plagosur, por vetëm dëme materiale.Mësohet se janë dëmtuar 8 makina të parkuara në afërsi, xhamat e lokaleve dhe apartamenteve përreth zonës ku ndodhi shpërthimi.Policia e Kosovës ka bllokuar zonën dhe po punon për identifikimin e autorit.Në vendin e shpërthimit janë të pranishëm edhe pjesëtarë të KFOR-it.