Pretenca për Begzim Isën, familjarët: Nuk e rrëmbeu ai të miturin

Familjarët e Begzim Isës kontestojnë pretencën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda e cila ka kërkuar nga togat e zeza dënimin me 10 vite burg, me akuzën e pengmarrjes dhe trafikimit të qenieve njerëzore të mbetur në tentativë.  Sipas familjarëve, Begzim Isa është i pafajshëm dhe po e mbajnë në burg pa asnjë fakt.Vëllai i Begzimit: “Vëllai ynë ka qenë duke fjetur. Fëmija ka qenë në shtëpinë e babait dhe nënës së vet. Nuk është gjetur gjë armë, për të cilën kanë thënë se i kanë vënë pistoletë në kokë. Një kontroll i paligjshëm i policisë në shtëpi nuk ka gjetur asgjë. Edhe për këtë mënyrë, faktet, provat i mungojnë Prokurorisë”.Begzim Isa, banor i fshatit Orgost, u arrestua dy vite më parë me akuzën se rrëmbeu dhe mbajti në banesë 24 orë një fëmijë të mitur me iniciale A.F. për qëllime trafikimi.Ndërsa është ndër të dyshuarit kryesor për zhdukjen para disa vitesh të Bleona Matës, ngjarje e ndodhur në fund të muajt mars 2013 në fshatin Orgjost, të komunës Zapod në Kukës.