Lezhë, abuzim me matësat e energjisë, proçedim penal elektriçistit

Policia e Lezhës nis proçedim penal ndaj një punonjësi të OSHEE nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.Sipas bluve, shtetasi Prengë.P, banues në Lezhë, me detyrë elektriçist pranë OSHEE-së Lezhë, dyshohet se ka shkelur procedurat ligjore për montimin e matësva të energjisë elektrike.“Më datë 27.02.2015, është konstatuar se në lokalin e shtetasit Z.M, banues në Lezhë, është montuar një matës elektrik i cili kishte ndërhyrje dhe nuk regjistronte saktë shpenzimin e energjisë elektrike”thuhet në njoftimin e policisë.Ndërkaq materialet në ngarkim të këtij shtetasi iu referuan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Lezhë për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.