Dallgët e akullta në bregdetin e Nantucket
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2015, 10:53
Kur fotografi dhe sërfisti Jonathan Nimerfroh shkoi në plazh gjatë një dite të ftohtë të javës së kaluar, ai pa diçka që nuk e kishte parë kurrë më parë : dallgë gjysmë të ngrira që përplaseshin në breg.“Ishte fantastike, më dukej sikur i shikoja dallgët të lëviznin me slow-motion (lëvizje të ngadalësuar),” tha Jonathan për Huffington Post.Plazhi Nantucket ndodhet në Masaçusets të Shteteve të Bashkuara.