Greva për tarifat, studentët: Pavarësisht negociatave, nuk do të tërhiqemi

Në ditën e dytë të grevës së urisë, studentët grevistë të fakultetit të Shkencave Teknike të ardhur nga universitetet private kanë marrë ofertën e parë për tu tërhëqur nga kjo lëvizje ekstreme.Studenti: "Negociata që është për rishikim të krediteve, që do të thotë ta na njihen më shumë lëndë. Pra në bazë të krediteve të kalojmë një vit më shumë"Por kërkesa e vetme e studentëve mbetet ulja e tarifës vjetore të shkollimit, ndaj edhe ata nuk kanë në plan të largohen nga greva e nisur brenda ambienteve të universitetitStudenti: "Ngelet cdo gjë në dorë të tyre, por ne nuk do të lëvizim nga këtu pa rrëzuar vendimin e Këshillit të Ministrave"Madje bëhen edhe më të ashpër kur thirrjet janë të përsëritura dy herë brenda ditës dhe u drejtohen nga homologët studentë që u kërkojnë lirimin e hapësirave universitare.Në ditën e dytë u shfaqën e problemet e para shëndetësore.një prej tyre u dërgua me makinë private në urgjencë pasi sipas studentëve ambulanca refuzoi tu përgjigjej. Por në një reagim Autoriteti Shëndetesor Rajonal reagoi duke thënë se studentëve u është ofruar e gjithë ndihma mjekësore edhe pse janë brenda ambienteve të QSUTNjë vajzë dërgohet në spital me makinë private, ambulanca me vonesëgrevistetNjë prej studenteve të futur në grevën e urisë mbrëmjen e sotme 28 shkurt ka shfaqur probleme shëndetësore. Ajo është marrë nga studentët e tjerë dhe është dërguar ne spital me makinë private, pasi sipas tyre ambulanca nuk erdhi.Studentët e mjekësisë, edhe pas takimit me Ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, kanë vendosur të vijojnë me grevën e urisë brenda ambjenteve të Fakultetit të Shkencave Teknike Mjekësore. Këto pamje amatore tregojnë  hollin në të cilin janë ngujuar studentët, duke bllokuar hyrjen në këtë Fakultet.Në orën 10:00 të paradites,  grevistët kërkuan prani të stafit mjekësor. Ata thanë se disa nga studentët brenda ambjetit po shfaqin probleme shëndetësore.Studenti: “ Gjendja e studentëve po shkon drejt përkeqësimit. U bënë 72 orë që studentët nga një protestë maratonë kaluan në një grevë urie, sepse nuk u mor asnjë masë për ne. Gjendja orë pas ore po përkeqësohet.Studentët kanë pasur luhatje të tensionit, rënie të elektroliteve. Mbrëmë u bë dhe akti i turpshëm i policisë së shtetit që nuk po na lejonin të merrnim materialet bazë për një grevë urie.Turp ti vijë policisë së shtetit për mënyrën si u soll ndaj nesh. Na mungon dhe shërbimi shëndetësor.Fatkeqësisht mbrëmë kolegia jonë pësoi një gjendje sinkopale nga lodhja dhe stresi dhe nuk kishte ambulancë që ta çonin në spital.Zonja. Ministre duhet të hapë sytë dhe të shikojë, mbi të gjitha është nënë dhe prind. Duhet të na japë një rrugëzgjidhje dhe jo të na ofendojë. Nuk jemi klandestinë.Nuk kemi arritur akoma asnjë kompromis. Ne nuk i kemi parë në mënyrë kategorike tarifat e studimit, na është ushtruar presion për tu regjistruar shpejt se do humbisnim studimet.Ne e dinim se do kishim tarifë më të lartë, por jo 7-8 fish më tepër, rreth 3 milion lekë të vjetra. Ne grevën do ta vzhdojmë deri në fund, këta po tallen me djersën e prindërve tanë”.Në orën 11:30 me batanije në krahë, studentët thanë se kanë paguar më pak në Universitetet private aktualish të mbyllura sesa në shtet dhe më këto tarifa të shumëfishuara ndihen të diskriminuar.Studentja: “Unë personalisht kam paguar një tarifë prej 500 euro viti, domethënë kam paguar tre vitet 1500 euro. Dhe asnjë lekë nuk mu kthye pavarësisht se nuk i kreva vitet e tjera. Duke qenë se kisha mesataren 8.5 nga gjimnazi përfitova bursë. Sot duhet të paguajmë 2 milion e 350 mijë lëkë të vjetra”.Po në këtë grevë, pati edhe antigrevë. Në orën 12:00 një grup studentësh të Universitetit Mjekësor të Tiranës mbajtën një deklaratë kundër studentëve në grevë. Por situata nuk kaloi pa probleme.Tashmë e konfimuar, studentët kanë mbështetjen e PD-së. Selia blu, nepërmjet Shefit të Deparatamentit të të Drejtave të Njeriut, nuk përjashton mundësinë e protestave popullore nëse vijon të jetë kjo gjendja e studentëve.Ervin Salianji: “ Shqipëria solidare që e ka me qejf Kryeministri dhe Ministrat e tij do të tregojë si në në shumë vende të tjera mbështetjen për këta studentë, duke iu bashkangjitur më vonë edhe me protesta popullore, por edhe duke qenë pjesë e grevës. Ardhja ime nuk e politizon grevën, jam drejtues i Departamentit për të Drejtat e Njeriut dhe nuk ka të drejtë më themelore sesa e drejta e jetës dhe e drejta për arsimim që po shkelet haptazi nga Qeveria”.Studentët kanë kërkuar gjithashtu mbështetjen edhe të Presidentit dhe të Ambasdorëve të huaj në Shqipëri.(Video: Deklarata e një prej studentëve në grevë)Pa kompromis takimi Nikolla-studentëStudentët e ngujuar në grevë u vizituan mbrëmë nga Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila u tha se duhet të respektojnë kontratën e kalimit nga Universitetet private në atë shtetëror.Studenti: “Dy individë të njëtë të trajtohen ndryshe para ligjit. Atëherë zonja.Ministre në presim përgjigjen tuaj”.Nikolla: “Ata janë studentë që në këto Universitete kanë ardhur me konkurse, me meritë, mo notë mesatare shumë më të lartë se ju”.Studentët në kor: “ Jo, nuk është e vërtetë!”Nikolla: “ Paguani shumë më pak sesa në Universitetet ku ishit, përkundrejt një shërbimi cilësor në kurriz të meritës dhe preferencës”.Studentët: “ Jo zonja. Ministre, është mashtrim kjo që thoni. Verifiko, e ftojmë Ministren të verifikojë kontratat që kemi firmosur”.Nikolla: “ Ky është shansi dhe fjala e qeverisë shqiptare, një mundësi e re për të marrë diploma dhe për të mos gënjyer më se i ke dhënë dhe ato 500 euro, por i ke falur një Autoriteti që nuk ishte Autoritet i Arsimit të Lartë”.Studentja: “ Është liçensuar nga qeveria, nuk di gjë unë”.Nikolla: “ Nuk garatonte cilësinë tuaj”.Studentja: “ Më krijo kushte të barabarta me studentët e shtetit!”Nikolla: “ Faleminderit, por nuk je e barabartë me të shtetit,se nuk ke ardhur me konkurencë”.Studentët: “ Po na diskriminoni! Diskriminim! Diskriminim! Ne nuk largohemi nga greva”.Nikolla: “ Po diskriminim janë të gjithë ata studentët e tjerë, janë shumica, se në fakt këtu janë 40 studentë, por janë 600 të tjerë në Universitetin e Mjekësisë që vinë nga Universitetet private..”Studentja: “ Do të vinë dhe ata, do bashkohen nesër”.Nikolla: “ Diskriminimi u bëhet studentëve të meritës”.Studentët propozojnë që çështja të zgjidhet në KushtetueseMinistrja është detyruar të ulet me studentët, por nuk kanë gjetur kompromisin.Studentët propozojnë që çështja të zgjidhet në Gjykatën në Kushtetuese.Avokati i studentëve: “ Ne zonjës. Ministre i propozuam që të bëhen 28 firma deputetësh që e firmosin këtë kërkesë për Gjykatën Kushtetuese. Të shkojë çështja në Gjykatën Kushtetuese, ta gjykojë Gjykata. Nëse Gjykata vendos në favor të Këshillit të Ministrave zbatohet vendimi, nëse vendos në favor të studentëve, fitojnë studentët”.Nikolla:” Avokati i Popullit ofroi garancitë për të legjitimuar kërkesën e tyre pranë gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë që ne i qëndrojmë vendimit të Këshillit të Ministrave”.Për Avokatin e Popullit greva në në ambjentet e Universitetit nuk është normale.Totozani: “ Tani ky është një institucion shtetëror, një institucion shëndetësor ku ka aktivitet të caktuar. Nuk mund të them se është vendi më i përshtashëm për të bërë greva urie, këtë nuk mund ta them”.Por nga ana tjetër, Avokati i Popullit ka ofruar ndihmën e tij për të zgjidhur në rrugë ligjore çështjen.[metaslider id=471742]