Bundeshtagu voton pro zgjatjes së ndihmës për Greqinë
Parlamenti gjerman votoi të premten në favor të zgjatjes prej katër muaj të programit financiar të shpëtimit për Greqinë.Bundestagu votoi 542-32 në mbështetje të zgjatjes, me 13 anëtarë që abstenuan. Bundestagu gjerman është mes parlamenteve kombëtare që nevojiten të miratojnë zgjatjen e programit.Ministri i Financave, Wolfgang Schaeuble, tha se gjermanët duhet të bëjnë gjithçka të mundur “për ta mbajtur Evropën të bashkuar” por premtoi gjithashtu që Greqia nuk do të lejohet t’u bëjë shantazh partnerëve të Eurozonës.Greqisë iu miratua zgjatja e programit në këmbim të një angazhimi për reforma buxhetore.Kryeministri i majtë Alexis Tsipras fitoi zgjedhjet e janarit në Greqi me premtimin për të rinegociuar masat shtrënguese të vendosura në këmbim të paketës 270 miliard dollarëshe të shpëtimit.