Irak, banditët e ISIS shkatërrojnë koleksionin e statujave 3000 vjeçare
Banditët e Shtetit Islamik kanë shkatërruar një koleksion statujash dhe skulpturash të çmuara në Irak, që i datojnë mijëra vjetëve më parë.Ekstremistët përdorën çekanë për të bërë copash punimet artistike antike kur u futën në një muze në very të Mosulit.Video filmike tregon një grup burrash me mjekër në Muzeun Nineveh që përdorin mjete për të shkatërruar disa statuja 3000 vjeçare pasi kishin rrëzuar ato në tokë.Një nga objektet e rrëzuara, një hyjni mbrojtëse me krahë, i daton shekullit të 9 para lindjes së Krishtit.Një burrë në video thotë se këto objekte janë shkatërruar sepse promovojnë idhujtarinë.“Profeti na ka urdhëruar të heqim qafe statujat dhe relike, dhe shoqëruesit e tij bënë të njëjtën gjë kur pushtuan vendet pas tij,” tha burri i paidentifikuar.Statujat e shkatërruara ishin pjesë e një muzeu antic në veri të Mosulit, qytet i cili është mbushur me xhihadistë që nga qershori i kaluar.Grupi i ekstremistëve ka shkatërruar një numër të madh tempujsh, duke përfshirë edhe vendet e shenjta myslimane, në përpjekje për të eliminuar ato që konsiderohen herezi.Militantët, besohet të kenë shitur punimet antike në tregun e zi me qëllim financimin e fushatës për dhurim gjaku.Disa ditë më parë, terroristët e ISIS mësynë nëpër libraritë e Mosulit duke djegur rreth 10 mijë libra të rralë dhe 700 dorëshkrime.