Dekonspirimi i të dhënave për tritolin, Gjykata i “kyç gojën” akuzës e policisë
Gjykata e Krime të Rënda ka vendosur tu mbyll gojën prokurorëve dhe policisë ne lidhje me publikimin e të dhënave për çështjen "Tritoli". Në një njoftim zyrtar, kjo gjykatë paralajmëron se çdo publikimi i të dhenave apo akteve në shqyrtim gjyqësor, është i ndaluar me ligj dhe në rast të kundërt ngarkon me përgjegjësi penale atë individ dhe insitutucion që zbulon aktet hetimore dhe të dhënat sekrete.Prej ditesh në shtypin e shkruar dhe atë viziv janë publikuar të dhëna dhe dëshmi në lidhje me rolin dhe aktivitetin e personave të dyshuar si autorë te 3 ngjarjeve që u shënuan në 10 shkurt në Tiranë.Në këtë reagim të saj gjykata shprehet se:"Krahas ndalimit qe ekziston per aktet e hetimit paraprak, perveç kur prokurori mund te lejoje publikimin me vendim te arsyetuar, ndalohet publikimi, qofte edhe i pjesshem, i akteve te shqyetimit gjyqesor kur gjykimi behet me dyer te mbyllura. Ne te kundert, kodi penal percakton pergjegjesi penale te tij qe parashikon vepren penale te "zbulimit te akteve ose te dhenave sekrete".Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën e “arrestit me burg” për 4 te arrstuarit nga policia si anëtare te grupit kriminal të drejtuar nga Vladimir Gjuta, per tritolin e vendosur në farmacinë e Bashkim Tahirit, babait të Ministrit të Brendshëm, por edhe pranë vendit ku ky i fundit parkonte zakonisht automjetin e tij.Seanca u zhvillua për më shumë se 2 orë nën masa sigurie të larta, ndërsa përpara gjykatës kanë dalë Lumjan Matmuja, Ernest Gjuta, Kamber Bruka dhe Erjon Dula.Ata akuzohen për “veprime me qëllime terroriste" , "Krijimit të grupit të strukturuar kriminal" dhe "Kryerjes se veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal".Policia ka siguruar të dhëna se një prej 2 personave të shpallur në kërkim është larguar nga vendi nga kufiri në mënyre ilegale. Vladimir Gjuta dhe nipi i tij Batjar Gjuta janë persona të shpallur në kërkim si pjesë e grupit kriminal.