Ja dy të kërkuarit për shpërthimin në farmacinë e Tahirit, Didi: Zbuluam autorët, por jo motivin

Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit ka drejtuar gishtin ndaj 4 personave të dyshuar si autorë të vendosjes së një sasie eksplozivi në farmacinë e babait të minsitrit Sajmir Tahiri, më 10 shkurt në Tiranë, si dhe një tjetër sasie tritoli e cila u gjend e vendosur në një stacion atuobuzësh e gatshme për tu shperthyer.Artan Didi: "Rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, duke bashkëpunuar dhe me persona të tjerë ende të paidentifikuar dyshohet se kanë kryer përgatitjen, vendosjen dhe shpërthimin e pajisjeve bomba të telekomanduar me celular në farmacinë e shtetasit B.T si dhe vendosjen e lëndës shpërthyese në stacionin e autobusëve në rrugën “Muhamed Gjollesha”.Në këtë dalje të tij për shtyp, drejtuesi i lartë i policisë ka folur për herë të parë pa doreza në lidhje me vështirësitë e hetimit të kësaj çështjes dhe frika për një dekonspirim të mundshëm të hetimit.Artan Didi: “Ka qenë një hetim që ka kërkuar një shkallë të lartë dekonspiracioni. Rezulton që shtetasi Bruka ka dalë 2 ditë para se ne të krijonim bindjen se vëretet ishte ky grup që ka kryer këto vepra kriminale, ndërsa për shtetasin Gjuta nuk kemi dijeni për vendndodhjen e tij”Sipas tij të gjithë personat e përfshirë në këte hetim, janë me precedent penal të arrestuar dhe të liruar nga gjykatat.Artan Didi: "Juljan (Emiljano ) Matmuja, i dënuar në vitin 2010 me 3 vjet e 6 muaj nga Gjykata e Durrësit për veprën penale plagosje me dashje.  Ernest Gjuta 24 vjeç, Kamber Bruka, Erjon Dule"Didi pranoi se kanë zbulaur autorët por jo motivet e këtyre krimeve.Sipas tij në këto ngjarje dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë, por ata nuk janë identifikuar ende.Në një vendim të saj, Gjykata e Krimeve të Rënda ka paralajmëruar prokurorinë dhe policinë e shtetit të ruajnë sekretin e akteve hetimore dhe akteve që janë në shqyrtim për këtë çështje. Në të kundërt do përballen me akuzën e nxjerrjes së të dhënave sekrete të hetimit.Në një seancë me dyer të mbyllura kjo gjykatë vendosi për rreth 2 orë masat e sigurisë për katër nga 7 personat e akzuar për organizim të grupit kriminale dhe akte terrorriste.