Ligji për arsimin e lartë, Pajtim Lutaj: Po përdoret nga mjekët për poste
Ministria e Arsimit duhet të ndërhyjë në ligjin e arsimit të lartë, pasi nene të tij po përdoren nga mjekë për të marrë postin e Shefit të Shërbimeve.Apeli për të parë ligjin për Universitetin e mjekësisë vjen nga shefi i ORL-Okulistikë në QSUT, Pajtim Lutaj.“ Neni 44, pika 3, ku thuhet: “ Kandidati për drejtues të njësive kryesore që janë Departamentet vetëkandidohet dhe është personel akademik, i kategorisë Profesor. Në rastet kur nuk ka kandidatë të kësaj kategori, ose nuk garantohet konkurenca mund të kandidojë një drehjtues tjetër, edhe lektori ose me gradën Doktor”.Doktori i Shkencave pra grada Doktor sot në gjithë botën është në formim, nuk mund të bëhet drejtues Shërbimi. Këtë ja kam kërkuar edhe Ministres së Arsimit, e cila duhet ta futi këtë gjë si një nga risitë kryesore. Sepse ka qenë neni kryesor prej 20 vitesh që ndryshohet për të marrë postet e padrejta të Shefave të Shërbimit në QSUT”.Në studion e Ora News, Lutaj sqaroi pse kundërshton testimin e mjekëve.“Sot mjekët shqiptarë nuk kanë nevojë për testim, kanë nevojë për formim. Po e nisim me kreditet. Është e vërtetë që trumbetohet me të madhe që nuk janë kreditet, 15% të mjekëve, cilat janë kushtet që ne u kemi krijuar mjekëve për ti marrë këto kredite? Shteti krijon kushtet”.Lutaj pranoi se mjekët nuk kanë kredite, por për situatën e drejtoi gishtin nga autoritetet, që sipas tij, nuk i japin mundësi mjekëve të kualifikohen.“Testimin në vetvete nuk e pranoj si formë , sepse e quaj të pamundur pa pasur një riklasifikim, një rivlerësim të të gjithë trupës mjekësore. Rivlerësim është një riformatizim i të gjithë mjekëve me të gjitha CV e veta. Sepse janë disa faktorë që e kërkojnë këtë për vendin tonë.Nuk mundet të bëjmë ne qoftë dhe një testim të mjekëve nëqoftëse nuk kemi një informatizim të tyre, matrikulimin, çdo mjek duhet të ketë numrin e vet fiskal, profesional. Duhet të ektë kartën profesionale e cila do ta bëjë të njohshëm”.