Kurum hap dyert për trasnparencë: S’ hedhim asnjë mbetje në Shkumbin

Ndotja në lumin Shkumbin dhe akuzat e drejtuara ndaj Kurum, ka bërë që kompania turke të hapë dyert për mediat dhe të qartësojë punën e bërë në uzinën e çelikut, ku tashmë prej dhjetorit furrat kanë ndalur punën. Drejtori teknik i Kurum ka deklaruar se kompania nuk i derdh inertet në lumin Shkumbin, por i magazinon pasi ato përdoren për ndërtimin e rrugëve.Elbasan- Ndotja e shkaktuar në Elbasan nga operatorët industrialë vazhdon ende edhe pse kompania Kurum ka ndalur punën prej dhjetorit te vitit 2014.Por pavarësisht kësaj serish i drejtohet gishti, duke e akuzuar si ndotese te lumit Shkumbin. Grupi i xhirimit i Ora News, ka vëzhguar nga afër punën që bëhet në kompaninë Kurum.Proçesi nis me mbledhjen e skrapit dhe pastrimin e tij nga dherat. Skrapi përpunohet, ndersa pirgjet e dherave qendrojne ne kompani ne menyre qe te interesuarit ti perdorin ne infrastrukturen rrugore.Bunyamin Diricanli: “Puna jonë nis nga impianti i skrapit, aty e bëjnë në masën e duhur. Pasi vjen dhe në forma më të mëdha, pritet dhe pastrohet. Por kjo është një nga mbetjet që ka në fabrikën e çelikut, pasi ka edhe dhera mbetje, të cilat mbajmë po në territorin e fabrikës. Më pas vijojmë me uzinën e çelikut, te prodhimi i prokatit. Duke filluar nga furra e madhe me skorjen e zezë, mbetja më e madhe, që krijohet. Ndërsa pluhurat i thith sistemi i pluhur-kapësit. Ka dhe një mbetje që quhen okalinë që ne i eksportojmë, ndërsa skorjen e zezë e mbajmë brenda territorit të fabrikës dhe e shesim për rikonstruksionet e rrugëve, pasi është një material i mirë për bazamentin.Drejtori teknik, Bynjamin Dirixhanlle, sqaron edhe aludimet se Kurum ndot lumin Shkumbin.Ai thekson se Kurum nuk shkarkon dherat ne Shkumbin, por i grumbullon ato prane territorit te kompanisë.Bynjamin Dirixhanlle: “Dherat bashkë me skorjen grumbullohen brenda në ambientet e fabrikës së Kurumit. Nuk është e vërtet që ne ndotim Shkumbimin. Skorja është një material i mirë për infrastrukturën rrugore. Gjermania është një shembull, ku skorjet që dalin nga uzina e çelikut përdoren për asfaltin në rrugë, dhe jemi të gatshëm dhe mirëpresim firmat që merren me ndërtimin e rrugës, të vijnë t'i largojnë.Pak ditë më parë Uzina e Kurum u vizitua edhe nga Ambasadori gjerman Hofman që shprehu interes për teknologjinë dhe materialin që përdoret nga kompania, si edhe vlerësoi punësimin e banorëve të zonës.