Përmbytjet nga lumi Drino, në Gjirokastër po evidentohen dëmet

Rreth 29 ha tokë dhe 73 ferma e kultura të ndryshme bujqësore, është bilanci paraprak i dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet që prekën rajonin jugor të vendit. Të dhënat vijnë nga specialistët e Drejtorisë së bujqësisë në Gjirokastër të cilët thonë se aktualisht po punohet për verifikimet në terren. Proçesi ka vonuar fazën e dëmshpërblimit të fermerëve.Gjirokastër- Ndërsa në Novoselë dhe Fier, vijon proçesi i dëmshpërblimit nga përmbytjet, në Gjirokastër po kryhet ende evidentimi i dëmeve.Sipas Drejtorisë së Bujqësisë, vetëm në një fermë u mbytën mbi 100 bagëti të imta, ndërsa janë konstatuar edhe rreth 30 ha tokë bujqësore si dhe dhjetëra kultura bujqësore të dëmtuara.Reshjet e dendura të shiut në fillim të muajit shkurt shkaktuan daljen nga shtrati të lumenjve Drino dhe Vjosë në qarkun Gjirokastër duke përmbytur rreth 3000 ha tokë bujqësore.