Studentët grevistë përplasen me policinë për shtretërit, vizitohen nga Nikolla

Studentët e Fakultetit të Shkencave Teknike Mjekësore, të cilët shpallën sot gjatë ditës nisjen e grevës së urisë, janë konfrontuar në orët e mbrëmjes me policinë.Shkak është bërë tentativa e studentëve për të futur në ambientet e Fakultetit krevatë portativë.Policia nuk i ka lejuar, duke i bllokuar shtretërit në oborrin e fakultetit.E gjithë godina gjendet e rrethuar nga forca të shumta të policisë së kryeqytetit.Nikolla: Po kërkoni ndryshimin e rregullave në mes të rrugësPas konfontimit me policinë, studentët e ngujuar në grevë janë vizituar nga Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.“U mashtruat nga Universitetet  piramidë që ishin më parë.  Kur nënshkruat kontratat u njohët me kushtet dhe tarifat.Po kërkoni të ndryshoni rregullat në mes të rrugës. Ju nuk jeni pjesë e proçesit meritë-preferencë. Ju bëmë baras me strudentët që ishin në shtet. Përgjegjësia jonë është shansi i dytë që ju dhamë” mësohet tu ketë thënë Nikolla studentëve.Studente të fakulteteve të ndryshme janë ngujuar në ambjentet e fakultetit pas deklaratës së Ministres Nikolla, se nuk do të ulë tarifat e shkollimit dhe se këtë faturë nuk mund t’ua faturojë tasapaguesve shqiptarë.Studentët janë të vendosur të vijojnë grevën e urisë derisa kërkesat e tyre të plotësohen.[metaslider id=471742]