Devijimi i Radikës e Vjosës, Koka garanton: Nuk do falim asnjë litër ujë

Asnjë litër ujë nuk do të falim për fqinjët tanë. Ministri i Mjedisit i është përgjigjur kështu shqetësimit të opozitës dhe shoqërisë civile në lidhje me dy projektet për devijimin e lumit Radika nga qeveria Maqedonase dhe atë të Vjosës nga qeveria greke.“Një gjë është e qartë dhe për këtë garantojmë të gjithë deputetët, por dhe gjithë shqiptarët se kjo qeveri është e vvendosur për të mos falur një litër ujë jo më detëra, liqenë dhe lumenj. Janë të gjitha Konventat që na e garnatojnë këtë, janë Gjykatat ndërkombëtare që na e garantojnë këtë. Ne këtu jemi pikërisht gardianë për të respektuar këto Konventa, aq më tepër kur bëhet fjalë në raporte ndërkufitare”.Koka tërhoqi vëmendjen e qeverisë maqedonase qe ka bërë një studim pa u kosultuar më parë me Qeverinë shqiptare, por që gjithësesi nuk do të avancojë nëse nuk është në përputhje me Konventat.“Shqipëria aderon në dy Konventa Ndërkombëtare ku menaxhon ujërat ndërkufitarë. Një gjë është e qartë, projekti, studimi i fizibilitetit, i cili ka përfunduar tashmë i financuar nga Banka Botërore ka nisur përreth 4 vjet më parë. Në flagrancë të plotë dhe në shkelje me ligjin shteti maqedonas nuk ka marrë mendimin dhe vlerësimin e shtetit shqiptar.Sot ne i kemi dërguar, pasi përfundoi studimi i fizibilitetit, ku dua të falendroj dhe Ministrin e Jashtëm për marrëdhëniet shumë intensive që ka pasur me shtetin maqedonas. I kemi kthyer përgjigje për ti thënë që në respekt të Konventave ne duhet të jemi pjesë e vlerësimit dhe ndikimit në mjedis.Dhe sigurisht që kur projekti është i financuar nga BB nuk mendoj kurresesi se mund të jetë pjesë e manipulimit të saj për ta implementuar këtë projekt. E njëjta gjë ndodh sa i përket Prespës.Tashmë nuk është më Banka Botërore financues, është një kompani private të cilët kanë të njëjtin qëllim për të devijuar një pjesë të Vjosës. Dhe sigurisht nga shteti shqiptar kemi reaguar në kohën e duhur dhe në rastin në fjalë që në projekt-ide shtetet fqinjë ndërkufitar duhet të jenë pjesë e vlerësimit dhe ndikimit në mjedis”.