Festa Kombëtare e Kuvajtit, ambasada në Tiranë organizon pritje zyrtare
Në historikun e themelimit si shtet i pavaruar, Kuvajti celebron dy data të rëndësishme, atë të shkëputjes nga Britania e Madhe në 1961, si dhe çlirimin nga ushtria pushtuese e diktatorit irakian, Sadam Hussein.
Për të celebruar 54-vjetorin e Ditës Kombëtare dhe 24 vjetorin e Ditës së Çlirimit të Kuvajtit, ambasada e ketij vendi në Shqipëri ka organizuar një pritje të posaçme.
Ambasadori i Kuvajtit në Tiranë, Najeeb Abdulrahman Al-Bader, në fjalën përshëndetëse, u ndal tek rëndësia e ketyre datave për shtetin e Kuvajtit.
“Për shtetin e Kuvajtit, kjo është një ditë shumë e rëndësishme. 2015 ka qenë një vit konstruktiv për ambasadën e Kuvajtit në të cilin kemi investuar disa projekte zhvillimore me një vlerë totale prej 10 milionë euro. Këto projekte tregojnë bashkëpunimin mes dy vendeve. Gjatë kësaj periudhe ne kemi shkëmbyer vizita të nivelit të lartë për të forcuar bashkëpunimin bilateral. Vlerësojë vizitën e kryeparlamentarit Meta dhe kryeminsitrit Rama”, tha ambasadori.
Duke vlerësuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, ai kujtoi përkrahjen që dha Shqipëria në vitin 1990 ku forcat irakiane aneksuan Kuvajtin, dhe vetëm një vit më vonë falë ndërhyrjes së koalcionit të udhëhequr nga SHBA, arritën t’i largonin.
“Ky bashkëpunim është shembull mes dy vendeve të vogla dhe në këtë kontekst populli i Kuvajtit kujton ende me mirënjohje qendrimin e Shqipërisë në krah të Kuvajtit gjatë pushtimit irakian. Shqipëria e dënoi hapur sulmin”, vijoi ai.
Ambasadori bëri me dije edhe vendimin e Këshillit bashkiak të Tiranës, që një nga rrugët e kryeqyteti të mbajë emrin e shtetit të Kuvajtit.
Në pritjen e organizuar nga Ambasada e shtetit të Kuvajtit ishin të pranishëm persoanlitete të larta të vendit tonë. Kreu i Kuvendit Ilir Meta, ish kryeministri Sali Berisha, kreu i PD, Lulzim Basha, ministra, deputetë, ambasadorë, si dhe konsulli i nderit të Meksikës z. Ylli Ndroqi.
Ra në sy, që ish kryeminitri Sali Berisha evitoi një shtrëngim duarsh me ish aleatin në qeverisje, Ilir Meta.
Në fund të cermonisë së përkujtimit të datave historike të shtetit të Kuvajtit, nën praninë edhe të kryeparlamentarit, Ilir Meta, u bë prerja e tortës së pavarësisë.