Kur pamjet thonë një mijë fjalë/ "Lufta" mes Ramës dhe Doshit sapo ka nisur

VIDEO pa koment/  “Nis lufta” mes Tom Doshit dhe Ramës. Shikoni gjestet e deputetit socialist drejtuar kryeministrit  Ora 12:00 Tom Doshi: "Sapo ka filluar lufta mes meje dhe tij...  Edi Rama është mosmirënjohës, bukëshkelës.. Edi Rama e di shumë mirë që edhe Berisha dhe Topalli nuk kanë fituar luftë me mua, e jo më Edi Rama. Lufta brenda llojit është si kanceri që nuk gjen shërim”.Këto janë disa nga fjalitë e shkëputura nga deklarata e deputetit socialist Tom Doshi bërë rreth orës 12:00 para gazetarëve në oborrin e Kuvendit. Tom Doshi i shpall luftë Ramës: Mosmirënjohës, bukëshkelur. Do të dridhen themelet e qeverisëDisa minuta më pas deputeti socialist hyn në seancë. Për gati 20 minuta, (afersisht 12: 40- 13:00) në krahun e socialistëve ka qenë vërtetë një situatë e nderë.Në karrigen përkarshi Tom Doshit, një rresht më lart, ka zënë vend menjëherë deputeti tjetër socialist Koço Kokëdhima.Mes tyre nis një bisedë e nderë. Nga gjestet dhe mimikat, Doshi duket se nuk binte  dakord dhe nuk mirëpriste asgjë nga përmbajtja e bisedës me Kokëdhimën.Ky i fundit i njohur si një deputet i afërt me kryeministrin mund të ketë tentuar të luajë rolin e negociatorit, mbase për të hequr dorë nga “lufta politike” e sapo shpallurPor nuk ndalet me kaq. Tom Doshi nuk kursen as gjestet dhe mimikat në drejtim të Ramës, të ulur përballë tij në karrigen e kryeministrit.Gjestet  e fokusuara nga kamera e Ora News tregojnë se "lufta"politike mes tyre sapo ka nisur por sa do të jetë e egër?[caption id="attachment_471141" align="aligncenter" width="640"]Në foto:  Gjestet e Tom Doshit Në foto: Gjestet e Tom Doshit[/caption][caption id="attachment_471055" align="alignnone" width="640"]Në foto:  Gjestet e Tom Doshit Në foto: Tom Doshi ne sallen e Kuvendit, pasi i kishte shpallur luften Edi Rames. Perballe eshte kryeministri, 26 shkurt 2015[/caption][caption id="attachment_471054" align="alignnone" width="640"]Në foto:  Gjestet e Tom Doshit Në foto: Tom Doshi ne sallen e Kuvendit, pasi i kishte shpallur luften Edi Rames. Perballe eshte kryeministri, 26 shkurt 2015[/caption] [caption id="attachment_471057" align="alignnone" width="640"]Në foto:  Gjestet e Tom Doshit Në foto: Gjestet e Tom Doshit[/caption](Video: Kronika e RTV Ora News)A eshte Kokedhima negociator mes Doshit dhe Rames?Për disa minuta dy ligjëvënësit e maxhorancës kanë biseduar deri edhe me tone të larta duke e shoqëruar bisedën me lëvizje duarsh siç duken dhe nga pamjet.Kokëdhima një nga deputetët më afër me Ramën duket se ka provuar të bindë Doshin që të heqë dorë nga kjo betejë. Por gjasat janë që në sallë nuk ia arriti dot.Ndoshta, negociatat vijojne larg syrit të kureshtarëve por edhe medias, pasi Kokëshima dhe Doshi, u panë të lënë njëkohësisht ambjentet e kuvendit  rreth orës 14: 30 minuta dhe të largohen në një makinë.Ora 16:00 Kokëdhima, Balla e Doshi drekojne bashkeRreth orës 16:00 u mësua se ata i janë drejtuar një prej restoranteve të kryeqytetit. Bashkë me ta, ka qenë edhe nënkryetari I grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Kokëdhima dhe Balla, dy nga njerëzit më pranë kryeministrit, duket se po shfrytëzojnë ccdo mundësi, për të sheshuar tensionin mes Doshit dhe Ramës.[caption id="attachment_471053" align="alignnone" width="826"]Në foto: Tom Doshi dhe Koço Kokëdhima Në foto: Tom Doshi dhe Koço Kokëdhima[/caption][caption id="attachment_471086" align="alignnone" width="640"]toma-koco Rreth orës 14:30 Tom Doshi largohet me Koço Kokëdhimën, 26 shkurt 2015[/caption][caption id="attachment_471087" align="alignnone" width="640"]toma1 Rreth orës 14:30 Tom Doshi largohet me Koço Kokëdhimën, 26 shkurt 2015[/caption]